back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeRexhep Selimi paralajmëron Hotin: Para se të mendoni se ku do shkoni,...

Rexhep Selimi paralajmëron Hotin: Para se të mendoni se ku do shkoni, mendoni se ku do ktheheni!

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kryetari i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi i ka reaguar Kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Selimi ka theksuar se të jesh kundër reciprocitetit do të thotë të kesh hequr dorë nga barazia që në nisje.

Tutje Selimi ka thënë se të gjithë janë bashkë në këtë proces dhe bosi i tyre është Hashim Thaçi.

Ai i ka thënë Kryeministrit Hoti dhe partnerëve të tij  se përpara se të mendojnë se ku do shkojnë duhet të mendojnë se ku do kthehen, shkruan Gazeta Blic.

“Për ju që nuk e dini qa do të thotë barazi. Të jesh kundër reciprocitetit do të thotë të kesh hequr dorë nga barazia, të jesh i pabarabartë që në nisje. U bëtë bashkë të gjithë për ta marrë këtë vendim të turpshëm. Ju treguat se jeni të gatshëm të hiqni dorë nga gjithçka vetëm për pushtet. Ju hoqët dorë jo vetëm nga reciprociteti por edhe nga kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ju u bashkuat të gjithë me presidentit Thaçi . Thaçi është bosi juaj,  bëri që të kemi një qeveri ilegale. Të gjithë jeni bërë bashkë dhe nuk e gjej dallimin. Sot i kam disa pyetje: Ç’ka përfiton Kosova nga heqja e reciprocitetit? Për kë është pengesë reciprociteti? Për çfarë dialogu jeni nisur? Prandaj para se të mendoni se ku po shkoni duhet të mendoni se ku do ktheheni” ka thënë Selimi raporton Gazeta Blic.

Të Fundit

Sport

ShowBiz