Reshje bore, policia apelon për kujdes te drejtuesit e automjeteve
03

Lexo edheLluka, Istrefit: Shkon në hotele luksoze kur Telekomi vonon pagat e punëtorëve (VIDEO)

Pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes më të madh nga drejtuesit e automjeteve në trafikun rrugor dhe posedim të pajisjeve dimërore, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, si dhe të jenë më vigjilent.
“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në raport.
Lexo edheLluka, Istrefit: Shkon në hotele luksoze kur Telekomi vonon pagat e punëtorëve (VIDEO)