19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet – dyshohet për vetëvrasje
dp

Lexo edhePas takimit mes Hamzës dhe Kurtit, PDK mbledh nesër Grupin Parlamentar dhe Kryesinë

Sipas të dhënave fillestare të Policisë së Kosovës, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 03.10.2026, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se në fshatin Nikaj të Kaçanikut, familjarët kanë gjetur një 19-vjeçar, pa shenja jete”, deklaroi Veseli.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga Kaçaniku, hetuesit rajonalë, ekipet e forenzikës, si dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, i cili ka konstatuar vdekjen.

Lexo edhePas takimit mes Hamzës dhe Kurtit, PDK mbledh nesër Grupin Parlamentar dhe Kryesinë
Sipas policisë, nga ekzaminimi fillestar nuk janë gjetur elemente që ngritin dyshime për përfshirjen e personave të tjerë në rast.
“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë”, tha Veseli.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të vazhdojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./lajmi.net/