BallinaLajmeLluka, Istrefit: Shkon në hotele luksoze kur Telekomi vonon pagat e punëtorëve...

Lluka, Istrefit: Shkon në hotele luksoze kur Telekomi vonon pagat e punëtorëve (VIDEO)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i është kundërpërgjigjur shefit të Telekomit, Bedri Istrefit, pasi ky i fundit tha se Lluka po rrezikon shërbimet ndaj institucioneve kombëtare të sigurisë.

Lluka duke iu referuar Istrefit ka thënë se personi i cili shkon në hotele super-luksoze në kohën kur Telekomi vonon pagat për punëtorët, po e akuzon për rëndimin e situatës në Telekom, njofton Klan Kosova.

“Personi që mundohet të mbuloj dështimet e veta të njëpasnjëshme, personi që ka futur mbi 400 veta në punë kur në fakt ishte dashur ta zvogëloi numrin e punëtorëve, personi i cili shkon në hotele superluksoze në kohën kur Telekomi vonon pagat për punëtorët, më akuzon mua për rëndimin e situates në Telekom”.

“Pra, dështimet e tij, dëshiron të mi mvesh mua. Imagjinojeni! Kur bëhet kjo? Në momentin kur qeveria është në largim, pra kur qeveria nuk e ka vendimmarrjen e plotë për shkarkim të menjëhershëm”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ministrit Lluka.

Ndërsa për t’u informuar rreth akuzave të Istrefit, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz