back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditRekomandohet suspendimi i një polici, verifikoi sistemin e të dhënave të një...

Rekomandohet suspendimi i një polici, verifikoi sistemin e të dhënave të një qytetari

Të ngjajshme

Arsenali i kthehet fitoreve në Premierligë, shkatërron Leedsin

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë. “Topçinjtë”, shkatërruan Leeds...

Maignan vazhdon kontratën me Milanin

Portieri francez, Mike Maignan do të qëndrojë te Milani. Ndonëse...

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas IPK-së, hetuesit kanë filluar një hetim me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit apo autoritetit zyrtar”.

“Kurse pas konsultave me Prokurorinë e Themelore në Prizren rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar në sistem të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tutje, IPK-ja bëri të ditur se qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikëkalim kufitar, kurse dyshimet janë se zyrtari policor e ka bërë këtë verifikim që ta vërtetonte se qytetari ishte apo jo në kërkim policor.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Prizren do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz