Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka deklaruar se ka bërë shfuqizimin e disa vendimeve të ish-ministrit Nenad Rashiq.
Sipas Reçicës, vendimet e ish-ministrit kryesisht lidheshin me Ligj për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Që nga viti 2011 familjet e viktimave civile të luftës nuk kanë pasur mundësi që të aplikojnë për njohjen e statusit. Por as komisioni mjekësor përcaktimin e shkallës së invaliditetit të ushtarëve të UÇK-së, nuk kishte funksionuar.
“Në atë kohë me vendim të ish-ministrit është ndalu edhe puna e komisionit mjekësor për përcaktimin e invaliditetit të veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ndalu viktimat civile, janë ndaluar aplikacionet për familjet e dëshmorëve me thënë të drejtën të gjitha ato kam qenë të pezulluara këto vendime”.
Reçica në një intervistë për Ekonomia Online tha se është i përkushtuar në zbatim të ligjit, prandaj edhe ka marrë vendim për shfuqizimin e këtyre vendimeve.
“…pas marrjes së detyrës ne me shumë kujdes kemi shqyrtuar ato vendime dhe brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes sonë ne kemi shfuqizuar të gjitha ato vendime tashmë komisioni mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke funksionuar është duke trajtuar rastet, poashtu familjet e dëshmorëve, familjet e invalidëve civil kanë filluar të aplikojnë dhe t’i realizojnë detyrat e tyre konform ligjit”, tha ai.