Reagon Vjosa Osmani pas sulmit në Uashington: SHBA mbetet garancia e lirisë dhe demokracisë
dp

Lexo edheReagon Edi Rama pas të shtënave në darkën e Donald Trump

Përmes një postimi në X, Osmani theksoi se ka dërguar lutje për Trumpin, bashkëshorten e tij dhe popullin amerikan, ndërsa shtoi se Kosova beson në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, dhe mbetet partner i palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën.
“Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të ShBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë”, ka shkruar ish-presidentja.

Lexo edheReagon Edi Rama pas të shtënave në darkën e Donald Trump