back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleReagon PDK në Skenderaj ndaj Vetëvendosjes: PDK përkrahë fuqishëm Bekim Jasharin për...

Reagon PDK në Skenderaj ndaj Vetëvendosjes: PDK përkrahë fuqishëm Bekim Jasharin për kryetar

Të ngjajshme

Ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes në Skenderaj, pasi këta të fundit në një komunikatë ka deklaruar se PDK po i bën komplot Bekim Jasharit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i degës së PDK-së në Skenderaj, ku PDK sqaron se “Me anë të kësaj komunikate e informojmë opinionin publik për të disatën herë, se dega e PDK-së në Skenderaj dhe e gjithë Partia Demokratike e Kosovës e përkrah kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari.

Akuzat për komplot për këtë çështje, që vijnë nga ata që komplotin e kanë pikënisje dhe orientim të tyre programor politik, janë qesharake dhe me qëllim të hutimit të elektoratit të PDK-së në Skenderaj.

PDK në Skenderaj dhe Kryetari i degës z. Sami Lushtaku në momentin e parë që z. Bekim Jashari ka shfaqur interesimin e tij për kandidim në zgjedhje lokale, ka deklaruar publikisht se Skenderaj e ka për nder që ta ketë për kryetar z. Jashari. Ai po ashtu ka deklaruar se në asnjë rrethanë nuk do t’i konkurojë Bekim Jasharit, për hirë të respektit për familjen Jashari.

Përkrahjen për z. Jashari publikisht e ka shfaqur edhe kryetari i PDK-së z. Kadri Vesli në takimin hapës të fushatës zgjedhore në Skendraj, duke kërkuar nga të gjithë anëtarët e PDK-së dhe strukturat drejtuese të saj që ta përkrahin pa rezervë kandidatin e pavarur Bekim Jashari.

Besojmë se opinion publik e kupton se komplotet janë mjeshtri e Vetëvedndosjes, parti e cila çdo ditë bënë komplote në dëmë të shtetit të Kosovës, për të cilën qytetarët e saj dhe posaqërisht familja e Bekim Jashari dha gjithçka.

Ideologjia komplotist e Vetëvedosjes po tentohet të instalohet kudo, por pafuqia për të bërë këtë edhe në Skenderaj, ku PDK ka bastionin më të fuqishëm të saj, i paska bërë nervozë një grusht aktivistësh të manipuluar të saj në Skenderaj.

PDK në Skenderaj vazhdon fuqishëm garën elektorale me kandidatët e saj për këshilltarë komunalë dhe në përkrahje të kandidatit të pavarur Bekim Jashari, duke qenë e sigurt në fitoren e saj të radhës.

.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz