back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeReagon Ministria e Arsimit, rreth abuzimit me fëmijë në shkollën “Motrat Qiriazi”...

Reagon Ministria e Arsimit, rreth abuzimit me fëmijë në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Në rrjetet sociale dje ka qarkulluar një fotografi ku shihet një person i rritur me disa nxënës të shkollës “Motrat Qiriazi” në Prizren dhe një flamur të Turqisë.

Nxënësit në këtë fotografi kanë bërë një gjest i cili simbolizon përshëndetje ushtarake.

Madje edhe vet zyrtari i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Gent Kryeziu, ka shkruar në llogarinë e tij Facebook në lidhje me rastin se shfrytëzimi i fëmijëve nga mësuesit e tyre, me përshëndetje ushtarake është lloji më i poshtër dhe më brutal i abuzimit me fëmijë.

E, sot përmes një komunikate për media ka reaguar edhe MAShT.

Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thuhet në reagim, përcjellë Indeksonline.

Madje, MAShT shkruan se gjatë ditës së sotme do të dërgojë inspektorët e arsimit në shkollën në fjalë për të marrë informacione zyrtare rreth këtij rasti, në mënyrë që të kenë informata të sakta për ta adresuar këtë rast dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve.

“MAShT fton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin, që të reagojnë dhe ta paraqesin çdo rast të abuzimit me fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrojmë fëmijët tanë nga çdo lloj rreziku që iu kanoset”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz