back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaLajmeReagon Bedri Hamza, e uron Pecin dhe e përgëzon Arian Tahirin

Reagon Bedri Hamza, e uron Pecin dhe e përgëzon Arian Tahirin

Të ngjajshme

Kryetari i deritanishëm i Mitrovicës Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.  Hamza ka thënë dhe pse në Mitrovicë nuk arriten rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar ka përgëzuar kandidatin e PDK-së Arian Tahirin, për të cilin ka thënë se ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme

Ndërsa i ka uruar fitoren Faton Pecit , duke i uruar suksese në shërbim të Mitrovicës dhe qyetetarëve të saj.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës”, ka thënë Hamza.

Postim, i plotë i Hamzës: .

 Qytetarë të dashur,

Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme.

Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.

Ndërsa, Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme.

Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz