Reagojnë “Tifozat Kuq e Zi” pas vendimit të FIFA-së për ndeshjen ndaj Serbisë
dp

Lexo edheRashiti: Osmani dhe Kurti të largohen urgjentisht nga pozitat që mbajnë, po e çojnë vendin drejt një akti të pakthyeshëm

Gjatë ditës së sotme, FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), për ndeshjen me Serbinë.
FIFA, vendosi gjobë prej 161 mijë eurosh për FSHF-në, shkak “sjelljet e përsëritura e të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë”, ku po ashtu stadiumi do të jetë 20% bosh për ndeshjen ndaj Letonisë.
Kjo bëri të reagonte edhe tifogrupin e njohur, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët dolën me një deklaratë në rrjetet sociale.

Lexo edheRashiti: Osmani dhe Kurti të largohen urgjentisht nga pozitat që mbajnë, po e çojnë vendin drejt një akti të pakthyeshëm
“Një herë vendosen ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent. Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik”, deklaruan “Tifozat Kuq e Zi”.
Shqipëria, do të luajë ndeshjen e radhës në kualifikuesen e Botërorit 2026, ndaj Letonisë në “Air Albania”, më 9 shtator./IndeksOnline/