Rasti në shkollën “Pavarësia”- Edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit
dp

Lexo edheSa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?

Hetimet ndaj tij janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare” .
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Jehona Grantolli.
“Sot i kemi intervistu të dyshimtit, nuk është ndaluar. Është intervistuar për veprën penale keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, tha Grantolli.
Për më shumë, Grantolli tha se mund t’i drejtohemi zëdhënëses për informimin të kësaj Prokurorie.

Lexo edheSa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?
Në pamjet që janë publikuar shihet drejtori i shkollës duke e goditur në fytyrë një nxënës të shkollës “Pavarësia” për të cilin ditë më parë u arrestua mësimdhënësi i shkollës.