back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRasti "Kiçina", Burim Ramadani kujton ditën kur u vra familja e Hamzë...

Rasti “Kiçina”, Burim Ramadani kujton ditën kur u vra familja e Hamzë Hajrës

Të ngjajshme

Vritet një 40-vjeçar në Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, rreth orës 19:30...

Kryeministri i Spanjës kërkon që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në gara sportive

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje të...

Ramabaja: PDK dhe VV shohin përfitime nga epilogu i procesit gjyqësor në Hagë

Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar takimet e...

Shaqir Totaj me thirrje për vullnetarët, lanson faqen për regjistrimin e qytetarëve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e...

Veteranët e UÇK-së mirënjohës ndaj James Rubin: Dëshmi e bazuar në të vërtetën

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur...

Njëri nga të dënuarit në rastin “Kiçina”, Burim Ramadani, është rrëfyer ekskluzivisht në emisionin “Tête-à-tête”, me Berat Buzhalën, në televizionin T7.

Ramadani ka thënë se ishte arrestuar “për vrasjen e familjes së Hamzë Hajrës”, e cila ka ndodhur më 20 gusht të vitit 2001.

“Më 20 gusht unë e kam ditëlindjen. Më 20 gusht është vra familja e Hamzë Hajrës”, ka thënë Ramadani.

“Atë ditë jemi dalë me disa shokë për ta festuar ditëlindjen. Kemi qenë diku mbi 15 vetë. Prej atyre katër a pesë jemi arrestuar ne, të tjerët kanë qenë në liri”, ka treguar Ramadani.

“Ditën kemi qenë fshat, kemi pjekë shtalba, pasi është terruar kemi ardhur në Drenas në qendër, dhe kemi vazhduar deri kah ora 2, 2 e gjysmë e natës”, ka rrëfyer ai në T7.

“Ka pasur të shtëna në atë kohë shumë. Edhe ato të shtënat janë dëgjuar”, ka kujtuar Ramadani.

Ai ka treguar se me shokët ishte ndalur në një çajtore. “Ka qenë një çajtore e Xhevdet Kiçinës, emër s’ka pasur. Përballë ka qenë një pompë benzine. Ne aty jemi ndaluar. Kur kemi hyrë kanë qenë tre policë”, ka thënë ai.

I pyetur se kush ishin policët, Ramadani është përgjigjur: “Adem Kiçina, Sami Hasani dhe një tjetër, s’po më kujtohet emri”.

Ramadani thotë se rasti ndaj tij dhe të tjerëve ka qenë i montuar.

“Nëse kanë dashur ta zbulojnë rastin, kanë mundur ta zbulojnë vendndodhjen përmes telefonit. Përmes valëve të telefonit”, është shprehur ai.

“S’kanë qenë të interesuar kurrë, kanë qenë të interesuar vetëm ta montojnë rastin, të na mbajnë në burg për një vrasje që ka ndodhur, që s’e kemi bërë ne”, ka thënë ai.

I pyetur se pse mendon se i është montuar rasti, ai është përgjigjur: “Nuk e di”.

“Arsyen nuk e di saktë”, ka shtuar Ramadani. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz