back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmePo hynte në shtëpi nga ballkoni, 19-vjeçarja bie tragjikisht dhe gjen vdekjen

Po hynte në shtëpi nga ballkoni, 19-vjeçarja bie tragjikisht dhe gjen vdekjen

Të ngjajshme

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

Një adoleshente skoceze ka gjetur vdekjen në Palma de Majorca në Spanjë, pasi ka rënë nga apartamenti në katin e shtatë, teksa u përpoq të ngjitej nga një ballkon në tjetrin për në banesë.

Natalie Cormack, 19 vjeçe, nga West Kilbride në veri të Ayrshire, e kuptoi se nuk kishte çelësat e saj kur u kthye nga puna.

Policia spanjolle tha se ajo shkoi në banesën e një fqinji dhe u përpoq të kalonte nga ballkoni i shtëpisë së tij, tek i saji.

Një ekuipazh i ambulancës u thirr në vendngjarje, por Guardia Civil në Palma konfirmoi se ajo vdiq pas aksidentit të premten në mëngjes.

Një oficer tha:

“Ne ende po hetojmë, por duket se nuk kishte çelësa kur arriti në banesën e saj dhe shkoi në banesën e një shoku. Ajo po ngjitej në ballkonin e saj kur ra në dysheme nga kati i shtatë. Ne dimë se ajo vjen nga Skocia dhe po punonte në një bar aty pranë, por nuk kemi ende detaje”.

Më herët gjatë këtij muaji, Cormack kishte shkruar në Facebook se po kalonte periudhën më të bukur të jetës. 19-vjeçarja ishte zhvendosur nga Skocia në Majorka për të punuar.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz