Shkruan Berat Binaku te grupi ‘Merakli t’SHPIJAVE
Te nderuar marakli,
Pas shumë kërkesave nga antarë të ndryshëm të grupit tonë, për ndërtimin e shtëpisë për familjet në nevojë, kemi dalë me planë konkret për ndihmë të një familje e cila ka nevojë për ndihmën tonë,
Pas postimit paraprak që kemi bërë në grup, kemi marrë përkrahje të madhe për ndërtimin e një shtëpie.Gjithashtu kemi përzgjedh edhe një familje e cila jeton në kushte shumë të të vështira dhe ka nevojë për ndërtimin e një shtëpie që dimri qe po vjen vajza e tyre ta pret në kushte dinjitoze.
Familja Hysenaj nga Abria e Epërme në komunen e Drenasit, jeton në kushte shumë të vështira. Vajza e tyre nuk i ka as kushtet minimale për një rritje të shëndoshë.
Të bëhemi të gjithë së bashku dhe ti ndihmojmë kësaj familje para se dimri i vështirë të trokasë në derën e tyre.
Deri tani kemi siguruar këto materjale,(emrat e donatorëve nuk do ti bëjmë publike deri në kompletimin e shtëpis)!
1.Stiroporin per izolim dhe mallterin e gatshëm
2.Dyert dhe Dritaret nga PVC
3.Dyert e mbredshme të drurit
4.Kuzhinën
5.Tavolinë buke,tavolinë per sallon, dhe komodë per TV.
6.Dhomat e gjumit 1 per qift dhe 1 per fëmijë,
7. Stufë me dru.
Punëkryes:
1.Ujësjellës,ngrohje dhe kanalizm
2.Instalimin Elektrik
Para të gatshme (emrat do te publikohen pas kompletimit per ndertimin e shtëpisë)
1.Anonim – 300 euro.
2.Anonim – 100 euro.
3.Anonim – 200 euro.
4.Anonim – 50 euro.
5.Anonim- 100 euro.
6.Anonim – 500 euro
7.Anonim- 800 euro
8.Anonim= 20 euro
- Pra ju tjerët kush keni mundësi të kontriboni, ose me punë dore, ose me materjale, ose me para të gatshme, ju lutem nau drejtohuni mua ose adminit tjeter Petrit Zejnullahu ose na kontaktoni në 045 900 052 ose 045 900 053, pastaj pas disa dite do të caktojmë një takim të përbashkët dhe te fillojmë me ndërtimin e shtëpisë.
- Advertisement -