back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRrënohet një objekt pa leje në Drenas

Rrënohet një objekt pa leje në Drenas

Të ngjajshme

I gjeti 700 euro në rrugë dhe i dorëzoi në polici

Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës...

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

“Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare” është raporti që ka publikuar...

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet...

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje...

Intervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Inspektorati i Komunës së Drenasit ka realizuar një aksion për rrënimin një objekti të ndërtuar në tokë komasative (bujqësore).

Në bashkëpunim me Stacionin Policor të Drenasit, sot Inspektorati ka ndërmarrë aksionin duke rrënuar objektin e ndërtuar pa leje, konkretisht, objekti që ndodhej në parcelën nr. P-70314067-00036-0 zonën kadastrale Sankoc, në afërsi të rrugës magjistrale “Autostrada M9”, Komoran.

Inspektorët me datën 09.08.2019 palës i kishin ndërprerë punimet në ndërtimin e objektit duke i vendosur shenjën zyrtare. Ndërsa, me datën 14.08.2019, të njëjtit i është lëshuar aktvendim për ndërprerjen e punimeve në tokën komasative.
Me datën 18.08.2019, pala nuk ka respektuar aktvendimin për ndërprerjen e punimeve, duke e larguar shenjën dhe kishte vazhduar ndërtimin.

Kurse, me datën 19.09.2019, për herën e tretë, palës i është rivendosur shiriti dhe i është lëshuar aktvendimi për rrënim. Përkundër këtij aktvendimi, pala ka vazhduar ndërtimin, duke mos përfillur asnjë urdhër të inspektoratit.

Në këtë formë, meqë pala ka vepruar kundërligjshëm, me datën 01.10.2019, palës i është lëshuar urdhri për ekzekutimin e rrënimit të objektit, ku është njoftuar se sot, në ora 09:00, do t’i rrënohet objekti.

Komuna e Drenasit, ka ftuar të gjithë personat fizikë e juridikë, të mos ndërmarrin asnjë veprim për ndërtime pa leje, sidomos ata në prona komasative. Komuna falënderon qytetarët që kanë respektuar ligjin dhe rekomandimet e saj, të bazuara në ligj rreth ndërtimeve.

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz