Rast i rëndë në Gjakovë, digjet një femër brenda një shtëpize
03
Lexo edheBIK shtron drekë për imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive shqiptare në diasporë
Një grua ka humbur jetën pasi është ngulfatur nga tymi i zjarrit që ka kapluar shtëpizën (barakë) në të cilën ndodhej.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shishman të Bokës në Gjakovë, njofton Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lexo edheBIK shtron drekë për imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive shqiptare në diasporë
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.