back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeRashani flet rreth transferimit te Fulhami

Rashani flet rreth transferimit te Fulhami

Të ngjajshme

Mediumet angleze vazhdojnë të raportojnë rreth interesimit të skuadrës angleze Fulham për shërbimet e sulmuesit Elbasan Rashani.

Ekipi londinez është i gatshëm të ofroj 500 mijë euro për të. 26 vjeçari pritet që në këtë afat kalimtar të largohet nga ekipi norvegjez, Odd, por ende nuk dihet destinacioni.

Në një prononcim për Indeksonline, Rashani ka thënë se nuk ka shumë informacione sepse menaxheri i tij po merret me punën e transferimit.

“Normal që ka mundësi me u transferu, megjithatë nuk kam shumë informacion njëherë. Menaxheri im punon për këto gjëra. Është shumë herët veç te kqyrim çka do të ndodhë”.

Forma e Rashanit ka ardhur duke u ngritur muajve të fundit. Ai shënoi golin e fitores me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian kundër Bullgarisë. /Indeksonline/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz