back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeRaportohet se Kurti ndërroi vendbanim për shkaqe sigurie, me sugjerim të Policisë

Raportohet se Kurti ndërroi vendbanim për shkaqe sigurie, me sugjerim të Policisë

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë, pronar i së cilës është Blerim Zagragja

E vendimi për ndërrim të vendbanimit e zgjerimi i tij pas marrjes së pozitës së kryeministrit, u komentua e kritikua nga oponentët politik e nga partia u tha se u bë për arsyeje sigurie.

Portali ‘Syri Kosova‘, me burime të tij raporton se Kryeministri Kurti, vendimin për të ndërruar vendbanim nuk është se e bëri me vetëdëshirë.

Kjo pasi ai me të kuptuar se mund të jetë kryeministër i vendit, ishte sugjeruar nga Policia e Kosovës që të ndërroi lokacion, shkaku i sigurisë.

“Kurti nga marrja e rekomandimeve nga personeli i PK-së dhe bazuar në protokollin e sigurisë është vendosur në një hapësirë të re të banimit më shumë se 2 muaj”, shkruan Syri Kosova.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala, tha për këtë medium se në rastin e Kurtit është respektuar protokolli i sigurisë.

Sipas tij, sigurimi i një personaliteti në banim kolektiv është tejet i vështirë.

“Në lidhje me dislokimin e Kryeministrit të Kosovës në një hapësirë tjetër të banimit mund të themi që më këtë rast është respektuar protokolli i sigurisë të pas parasysh që sigurimin e një personaliteti në banim kolektiv është tejet i vështirë, duke mare parasysh që ka një frekuentim më të madh të qytetarëve banues në atë hapësirë e cila duhet të sigurohet nga personali i uniformuar”.

Shala, shton se për të mos pasur kësi dilema, në të ardhmen është mirë të krijohet një hapësirë e banimit për tri pozitat kryesore siç janë Presidentit, Kryeministrit dhe Kryparlamentari.

“Ajo do plotësonte gjitha kriteret e sigurisë dhe kjo hapësirë me qenë në pronësi të Qeverisë së Kosovës siç është rasti më Shtëpinë e Bardhë në SHBA”, tha ai.

Ndryshe, lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi, ende nuk ka dhënë asnjë sqarim kryeministri e as zyra e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz