Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar
03

Lexo edheHalil Kastrati jep një lajm të kobshëm, vdes vajza që ishin mobilizur të gjithë për t’i ndihmuar

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës para pak minutash, shkruan Gazeta Metro.
Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, arsye e këtij vendimi ka thënë se ka marrë thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Speciale si i dyshuar.
Haradinaj, ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë.
“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jemi të parët që iu informoj qeveria e vendit vazhdon të kryej funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër të i shërbej vendit, dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj.
“Jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale”.

Lexo edheHalil Kastrati jep një lajm të kobshëm, vdes vajza që ishin mobilizur të gjithë për t’i ndihmuar
“Kam velerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryeministër, por si një qytetar i Kosovës – do të paraqitëm javën e ardhshme”.
“Nuk është një vendim i lehtë, por edhe ndaj të gjithëve – ky është realiteti unë nuk e kam zgjedh këtë realitet”.
Ai tutje ka shtuar se taksa do të vazhdojë të mbetet. /gazetametro.net/