Rama në Stamboll drekon me Erdogan: Diskutojmë projektin e aeroportit të Vlorës
01·
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Stamboll ku po zhvillon një takim me Presidentin e Turqisë Rexhep Tayip Erdogan.
Këtë gjë e ka njoftuar vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook, ku thekson se ndodhet në një drekë miqësore me Presidentin e Turqisë.
Siç shkruan Kryeministri Rama, pjesë e diskutimeve të tyre janë projektet dhe investimet strategjike turke si aeroporti i Vlorës.
Lexo edheMahnitëse: Klubi nga Drenica po e shkatërron klubin nga Rusia, ja sa gola ia shënuan
“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike” shkruan Rama














