back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeRama mbledh kabinetin, pjesë vetëm ministrat ekzistues

Rama mbledh kabinetin, pjesë vetëm ministrat ekzistues

Të ngjajshme

Nëna nga Malisheva i dhuron një pjesë të mëlçisë vajzës së saj

Me sukeses ka përfunduar operacioni disa orësh pasi nëna...

SHBA i çon ntitanket Javelin në Shqipëri, VanHorn: Përkushtohemi për sigurinë rajonale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Shqipërisë...

Ky është punëtori që humbi jetën aksidentalisht në KEK

Mixhen Sadiku, punëtor në Departamentin e Sigurisë Fizike në...

U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëhiqja këtë post

Këtë të premte u zhvillua ceremonia e dorëzimit të...

Kryeministri Edi Rama mblodh paraditen e së premtes kabinetin qeveritar, një ditë pasi lajmëroi 7 ndryshime në qeveri.

Mbledhja e qeverisë zgjati më pak se 30 minuta dhe në të mungonin dy ministrat e larguar nga kabineti Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.

Një ditë më parë kryeministri bëri 7 ndryshime në qeveri, përfshirë largimin e ministrave, Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu.

Ndër ndryshimet e bëra një ditë më parë në mbledhjen e grupit të PS është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut.

Enea Karakaçi u emërua Ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Ballukut.

Ndryshimet në qeveri:

Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.

Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.

Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.

Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz