Qeveria shpërblen Kelmendin e Kukën, ja sa para do të marrin kampionët
01

Lexo edheTronditëse | ISIS me çmimore për femrat skllave – vajzat deri në 9 vjeç shiten më së shtrenjti (Foto)

Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka do të shpërblehen nesër nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për suksesin e arritur në Rio 2016, ku u stolisën me medaljen e artë në xhudo.
“Nesër (19.08.2016), ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
“Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro”, vazhdon njoftimi.

Lexo edheTronditëse | ISIS me çmimore për femrat skllave – vajzat deri në 9 vjeç shiten më së shtrenjti (Foto)