Qeveria serbe formon grup punues për dialogun me Kosovën
03
Lexo edhePara 15 viteve ishte zhdukur, kurse tani është zbuluar fati i saj i tmerrshëm
Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues për, siç është thënë, mbështetjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa kryetar të tij ka zgjedhur drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.
Në këtë grup do të jenë të përfshira të gjitha ministritë, ka bërë të ditur ekzekutivi serb, transmeton Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.

Lexo edhePara 15 viteve ishte zhdukur, kurse tani është zbuluar fati i saj i tmerrshëm
Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitës në Serbi refuzon të përfshihet në të. /rel/