

“Arena Kombëtare” është stadium i nivelit “4 Elitë”. Aty mund të zhvillohen të gjitha ndeshjet, përveç finaleve të Champions League, Europa League apo kampionateve europiane, kjo për faktin se ka një kapacitet 22 mijë vendesh, që është nën kufirin e kërkuar nga UEFA prej 40 mijë vendesh.





















