back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaJetëKuriozitetePunëtorja e Muzeut që ishte bërë mbretëreshë e shqiptarëve

Punëtorja e Muzeut që ishte bërë mbretëreshë e shqiptarëve

Të ngjajshme

Unitedi ‘shokohet’ dhe eliminohet nga klubi i kategorisë së katërt në Angli

Manchester United është eliminuar nga Carabao Cup pas një...

Ramadani: Pse Basha e njeh Jana Arsovsken? Ka bërë luftë hibride kundër Kosovës

Burim Ramadani ka folur për Jana Arsovsken, bashkeautoren e...

Kompletohen skuadrat e kualifikuara në Champions League, nesër hidhet shorti

Copenhagen, Benfica, Qarabag e Club Brugge, janë skuadrat e...

Reali i përgjigjet thashethemeve rreth largimit të Arnoldit

Trent Alexander-Arnold nuk e ka pasur fillimin më të...

Dritat UV në sallonet e thonjve rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës?

Bukuria në kosto të shëndetit? Thonjtë artificialë po bëhen...

Gazetat e Budapestit më 26 janar të vitit 1938, njoftuan se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43 vjeçar.

Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi këtë lajm. Kontesha 22 vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël.

Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldine e kishin pëlqyer njëri-tjetrin. Geraldine ishte takuar me mbretin Zog në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut.

Geraldine shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh çifti u fejua. E njohur si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, në prag të martesës, Geraldine u ngrit në statusin mbretëror si Princesha Geraldine e Shqipërisë.

Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund ndau fatin e të shoqit, në ditë të mira e të vështira. Pas vdekjes së Zogut, Geraldine preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë.

Në qershor 2002, ajo kthehet nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz