BallinaSportPublikohet orari i play-offit të Superligës, në fundjavë zhvillohet ndeshjet çerekfinale

Publikohet orari i play-offit të Superligës, në fundjavë zhvillohet ndeshjet çerekfinale

Të ngjajshme

Kritika të forta ndaj Nagelsmannit

Ish-reprezentuesi gjerman Dietmar Hamann ka kritikuar ashpër trajnerin e...

Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja...

Bajrami: Albin Kurti po na çon në zgjedhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit...

Pas një kampionati të jashtëzakonshëm në garat e rregullta të ProCredit Superligës, është koha për “Play-off”.

Është koha kur vendoset kampionati. Është koha për garat vendimtare. Është koha për betejat e “Play-off”-it.

Në çerekfinale të “Play-off”-it do të përballen Golden Eagle Ylli-Peja dhe Bora-Sigal Prishtina.

Ylli-Peja është përballja verdhezi, që pritet të jetë spektakolare. Therandasit përfunduan në vendin e katërt, kurse pejanët në vendin e pestë.

Në katër ballafaqimet e këtij edicioni të dy skuadrat kanë nga dy fitore, derisa ishin përballur edhe në finale të Ligës Unike, ku triumfuan therandasit.

Bora-Sigal Prishtina është derbi kryeqytetas që për herë të parë zhvillohet në garat shtesë.

Bora u rendit e treta dhe Sigal Prishtina e gjashta. Takimet pritet të jenë mjaft interesante në kryeqytet.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Ndërkohë për tu kualifikuar në finale duhet tri fitore, ndërsa për tu shpallur kampion katër fitore.

Çerekfinalet e Play off ProCredit Superliga

E shtunë

19:30 Golden Eagle Ylli vs Peja                                    

E diel

19:30 Bora vs Sigal Prishtina

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz