Sipas informacioneve të para të Policisë, në fillim ka ndodhur një aksident gjatë të cilit shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u vetaksidentuar.
Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona.
Pak minuta më vonë, sipas Policisë, në afërsi të vendit ku ka ndodhur aksidenti i parë janë ndeshur një kamion dhe një autoambulance.
“Raportohet se edhe në autoambulancë një person ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia.
Njësitet policore dhe të emergjencës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vend të ngjarjes për të identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur të dy rastet.















