back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaJetëFunPse në disa vende vozisin në anën e majtë, e në disa...

Pse në disa vende vozisin në anën e majtë, e në disa në anën e djathtë?

Të ngjajshme

Fluks pacientësh me grip sezonal, por pa rritje të rasteve krahasuar me dhjetorin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë po...

Juan Mata dhe klasi i tij, bën tri asiste në një ndeshje me Melbourne Victory

Skuadra e Melbourne Victory ka shënuar fitore të thellë...

Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për nivelin e lartë të borxhit publik

Pavarësisht uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozicionohet ndër...

Spalletti thur lavda për Kenan Yildizin: Është jashtëtokësor..!

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka thur lavdata për lojtarin...

Rreth 35 për qind e botës vozisin makinat në anën e majtë të rrugës dhe kjo kryesisht ka të bëjë me vendet që dikur kanë qenë koloni britanike.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa kjo “ngatërron” pjesën tjetër të botës, ka disa arsye për këtë.

Në të kaluarën, pothuajse gjithmonë është udhëtuar në anën e majtë të rrugës, dhe kjo sepse kishte një “arsyetim”.

Kjo bëhej që në rast se vozitësi të sulmohej, ai të kishte dorën e djathtë të lirë.

Vetëm në shekullin e 19-të, në Evropën kontinentale vjen në shprehje vozitja në anën e djathtë të rrugës, dhe kjo ishte bërë nga Napoleoni.

Kjo për faktin se Napoleoni ishte mëngjarash, për shkak se ai donte që dorën e tij të mbante të lirë, që të mbrohej nga sulmi i mundshëm nga armiqtë.

Në Evropë sot, vozitja në anën e majtë të rrugës bëhet vetëm në katër vende: në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Maltë dhe Qipro, dhe është interesante se edhe në Japoni, kjo bëhet në anën e majtë, edhe pse ky vend nuk kishte qenë ndonjëherë një koloni britanike (arsyeja është se hekurudhat e tyre janë projektuar kryesisht nga britanikët). /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz