back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeProkuroria nis hetimet për tenderin e targave të automjeteve

Prokuroria nis hetimet për tenderin e targave të automjeteve

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Problemet me përmbylljen e procesit tenderues për targa të automjeteve të nisur në gusht të vitit të kaluar, kanë bërë që Prokuroria e Shtetit të nisë hetimet nën dyshimin për keqpërdorime.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i cili vetë kishte kërkuar nga Prokuroria hetim për këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.

“Në adresën time ka ardhur një letër përmes së cilës informohem se Prokuroria e Shtetit e ka autorizuar Prokurorinë Themelore të Prishtinës për fillimin e hetimeve, lidhur me problemin e mungesës së targave”, ka thënë Mustafa. Duke mos dashur që të paragjykojë fajtorin, ai ka thënë se beson që Prokuroria do të sqarojë më mirë “këtë situatë absurde”.

“Koha Ditore” ditë më parë ka shkruar për mospërmbylljen e tenderit për targa të nisur në gusht të vitit të kaluar. Mungesa e targave i ka detyruar qytetarët e Kosovës që të pajisen me targa të përkohshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz