back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Prokuroria mirëpret aktgjykimin dënues ndaj Millosh Pleskoviqit

​Prokuroria mirëpret aktgjykimin dënues ndaj Millosh Pleskoviqit

Të ngjajshme

Nis festa në ‘Old Trafford’, Šeško niset drejt Manchesterit

Manchester United ka goditur fuqishëm në merkato duke siguruar...

Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, nesër pritet...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin dënues ndaj Millosh Pleskoviqit, të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi më 15 vjet burgim. Aktgjykimi fajësues për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren, u shpall sot, më 31 korrik.

“Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre”, tha Prokuroria Speciale.

Në njoftim u tha gjithashtu se ky aktgjykim fuqizon përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë.

Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Pas shpalljes së aktgjykimit, nëna dhe motra e viktimave thanë se dënimi prej 15 vjetësh është i ulët. Sipas tyre, i akuzuari Pleskoviq duhej të dënohej me burgim të përjetshëm.

Po ashtu, edhe avokati i rastit, Gent Gjini, tha se do të bëjnë ankesë ndaj vendimit të gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit