Profesoresha shqiptare godet Jankullovskën: 6 vjet janë pak, një shekull për ty ishte hak
03

Lexo edheVrasja në Tiranë. “Nuk vuaj unë për kurva”, flet për herë të parë Ervis Martinaj

Profesoresha e UT-së, Gjyla Çeliku ka komentuar dënimin e ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, me 6 vjet arrest. Në një deklaratë për Gazetën lajm, Çeliku vlerëson se gjashtë vite janë pak për Jankullovskën.
“6 vjet janë pak, një shekull për ty ishte hak.
Vazhdojmë me procedurat e radhës dhe ia shohim fundin kontributit tënd monstruoz! Ti që s’dua të ta përmend emrin, ti lëndove shumë nëna dhe fëmijë, ashtu si do lëndohen tash fëmijët e tu dhe ti. Përjetoje! Ti vrave, organizove krim e korrupcion sikur ky vend t’ishte vetëm i yti dhe aspak i joni që jemi autoktonë! Rri në burg tash sepse e meritove! Ti që na quaje“indijanci”, sot një nga “indijancite”, një zonjë e madhe, e aftë dhe e bukur Fatime Fetahu vulosi kujdesin që të të merret pasaporta dhe t’mos ikish nga ky vend. Nënshtrohu!

Lexo edheVrasja në Tiranë. “Nuk vuaj unë për kurva”, flet për herë të parë Ervis Martinaj
Unë vazhdoj të jem krenare me femrën shqiptare, kurse ti je shembulli më I keq i femrës maqedonase! Turp për veprat që bëre! Uroj që jetën ta kalosh aty ku e meritove, por jo vetëm, me të gjithë bashkëpunëtorët, maqedonë dhe shqiptarë, sepse na keni dëmtu sa t’jemi gjallë!”, ka theksuar profesoresha Gjyla Çeliku.