back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaSportPritjes i erdhi fund, Zhegrova mund të luajë nga fillimi ndaj...

Pritjes i erdhi fund, Zhegrova mund të luajë nga fillimi ndaj Atalantës

Të ngjajshme

Bebe Rexha ‘befason’ me look-un e saj të ri

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit...

Shfaqja e Zana Hoxhës udhëton në Paris pas suksesit në Londër dhe Prishtinë

Shfaqja, e shkruar nga dramaturgia e njohur britanike Alice...

Imri Ahmeti: Topliqani i bashkuar për fitore

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, shprehet se “energjia dhe...

Shefja e Komisionit Evropian paralajmëron: Infrastruktura kritike e BE-së është në rrezik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...

Çfarë po ndodh me Arbenitën? Nga Milano ndez thashethemet për lidhje të re

Modelja dhe influencuesja e njohur, Arbenita Ismajli, ka ngjallur...

Juventus u rikthye sot në stërvitje pas dy ditësh pushim që pas barazimit 1-1 ndaj Veronës në fundjavë.

Skuadra e lodhur e bardhezinjve pati vështirësi për të marrë fitoren ndaj verdhebluve, në një ndeshje të shoqëruar nga dy vendime të diskutueshme të gjyqtarit.

Me të gjithë lojtarët sërish në Continassa, trajneri Igor Tudor mund të vlerësojë gjendjen e skuadrës për t’u përgatitur për ndeshjen e së shtunës ndaj Atalantës.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, përmes “TuttoMercatoËeb”, Tudor mund t’i japë startin e parë yllit të Kosovës, Edon Zhegrovës.

Anësori kosovar hyri në minutën e 86-të në barazimin 4-4 ndaj Dortmundit javën e kaluar dhe më pas u aktivizua për dhjetë minutat e fundit në fundjavë kundër Veronës.

Po ashtu, “Gazzetta” raporton se Jonathan David ka avantazh ndaj Dusan Vlahovic për të nisur në sulm.

Vlahovic ka qenë shumë më efektiv si zëvendësues këtë sezon, duke zhgënjyer sa herë ka nisur nga minuta e parë.

Së fundmi, gazeta italiane konfirmon se Bremer është kandidat për të luajtur kundër Atalantës, pavarësisht frikës nga një dëmtim javën e kaluar.

Braziliani vetëm së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar që e mbajti jashtë shumicën e sezonit të kaluar, prandaj i takon Tudorit të vlerësojë rrezikun dhe të marrë një vendim në ditët në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz