BallinaLajmePrezantohet projekti “Bashkimi i Qytetit”

Prezantohet projekti “Bashkimi i Qytetit”

Të ngjajshme

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Izraeli vret dy zyrtarë të lartë iranianë në sulmet ajrore në Teheran

Izraeli thotë se ka vrarë dy zyrtarë të tjerë...

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Sot në komunën e Ferizajt, është bërë prezantimi i projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt ky tejet i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt.

Ky prezantim është bërë para biznesmenëve ferizajas, arkitektëve, por edhe inxhinierëve.

Drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, këtë projekt e ka quajtur si tepër të rëndësishëm me vet faktin se do të bëj edhe “Bashkimin e Qytetit”, si një ndër projektet më madhore të kryetarit Agim Aliu.

“Tash jemi në fazën e fundit ku kemi filluar edhe me tenderimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Komunën e Ferizajt, njëri nga premtimet e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, projekt i cili parasheh nënkalimin për vetura nga rruga ‘Vëllezërit Gërvalla’ deri tek rruga ‘Madeleine Albright’. Gjithashtu ky projekt parasheh vazhdimin e nënkalimit ekzistues nga rruga afër postës deri në rrugën “Emin Duraku”. Ky projekt është i një rëndësie tepër të veçantë pasi që do të bëj transformimin urban të qytetit të Ferizajt, do të mundësoj lëvizjen e lirë dhe më të shpejtë të veturave në qytetin e Ferizajt dhe do të ngrit sigurinë e lëvizjes së këmbësorëve në qendër të Ferizajt”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Arsim Murseli nga kompania “Infraplus”, njëherit kryetar i Këshillit Konsultativ Profesional të fushës së urbanizmit, këtë projekt e ka quajtur tepër ambicioz për qytetin e Ferizajt, me vet faktin se do të realizohet një projekt tejet madhor për qytetin tonë.

Prezantimin e këtij projekti e ka bërë edhe përfaqësuesi tjetër i kësaj kompanie Selim Hyseni. U bë e ditur se shpallja e këtij tenderi do të bëhet me datën 20 korrik, ndërsa ka një kosto prej 6 milionë euro dhe është projekt 2 vjeçar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz