BallinaBotëPresidentja e Kroacisë kërkon falje publike që shpërndau çokollatat nga Serbia

Presidentja e Kroacisë kërkon falje publike që shpërndau çokollatat nga Serbia

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në përvjetorin e fillimit të konfliktit në Dubrovnik mes agresorëve serbë dhe forcave mbrojtëse kroate, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç u ka shpërndarë fëmijëve kroatë çokollata nga Serbia.

Në vjeshtën e vitit 1991 forcat serbe të përbëra nga Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ), grupet çetnike dhe vullnetarët malazezë filluan të rrethojnë nga toka dhe deti Dubrovnikun, qytetin kroat të mbrojtur nga UNESCO. Mbi dy mijë predha të kalibrave të ndryshëm ranë mbi këtë qytet të njohur në mbarë botën si qendër e turizmit dhe jetës mondane.

Më 1 tetor 1991 serbët ndërprenë lidhjet telefonike, rrymën dhe furnizimin me ujë të Dubrovnikut. Përleshjet më të ashpra u zhvilluan më 6 dhjetor 1991. Atë ditë forcat serbe shkrepën 600 granata në qytetin e vjetër të Dubrovnikut.

Në Kroacinë e pavarur 6 dhjetori shënohet si ditë e mbrojtjes së Dubrovnikut. Për të kujtuar rrethimin e Dubrovnikut dje në këtë qytet qëndroi edhe Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç. Me atë rast ajo u shpërndau fëmijëve të Dubrovnikut çokollata – të prodhuara në Serbi.

Për këtë «aksident» presidentja Grabar-Kitaroviç u ka kërkuar falje prindërve, duke thënë se edhe vetë ishte e befasuar dhe e pakënaqur.

«Do t’ju kërkojmë falje prindërve, do t’i zëvendësojmë çokollatat me prodhime kroate», deklaroi Presidentja. Ajo u kishte shpërndara çokollata fëmijëve në një kopsht dhe kishte ngjallur reagimin e prindërve, pasi ata kishin kuptuar se bëhej fjalë për ëmbëlsira të prodhuara në Serbi.

Grabar-Kitaroviç tha se nuk e kishte verifikuar personalisht përmbajtjen e pakove, të cilat ua kishte shpërndarë fëmijëve.

«Jam shumë e ngarkuar me mllef për këtë sepse unë mbështes fushatën “Të blejmë  prodhime kroate”.. Në ato pako kishte edhe prodhime që nuk qenë prodhime kroate, por që gjenden në tregun kroat. Kryetarja kroate duhet të mbështesë prodhimet kroate dhe kjo s’do të ndodhë më», tha ajo./DP

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz