back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmePresidenti Thaçi vizitë zyrtare në Austri

Presidenti Thaçi vizitë zyrtare në Austri

Të ngjajshme

Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës për krime lufte në Komunën e Malishevës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë...

11 arbitra shqiptarë në ndeshjet e UEFA Conference League

11 arbitra shqiptarë janë vendosur për t’i ndarë drejtësitë...

​Liverpool gati 95 milionë euro për Nico Williams

Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh...

KQZ zhvillon sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës në Jordani, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.

Presidenti Thaçi do të ketë takim bilateral me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Thaçi po ashtu do të shpreh falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Austria për Kosovën, duke pasur parasysh faktin se Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka mbështetur në vijimësi vendin tonë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Presidenti Thaçi dhe Presidenti Alexander Van der Bellen, do të diskutojnë edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Gjatë qëndrimit në Austri, presidenti Thaçi do të takojë edhe personalitete tjera të jetës politike e kulturore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz