back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme“Presidenti nuk ka kompetencë të imponohet lojtar në formimin e qeverisë së...

“Presidenti nuk ka kompetencë të imponohet lojtar në formimin e qeverisë së re”

Të ngjajshme

Hakeri kosovar Liridon Masurica i ekstraduar në ShBA pranon fajësinë në gjykatë

Shtetasi i Kosovës, Liridon Masurica, është deklaruar fajtor për...

Niko Peleshi propozohet për kryetar të ri Kuvendit të Shqipërisë

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si...

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar një ndryshim...

“Ëndrra vazhdon”, Juljan Shehu beson në kualifikim: Forca Shqipëri!

Juljan Shehu është padiskutim një nga futbollistët më kryesorë...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së në Prishtinë, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar, shkrua GazetaBlic.

Ai ka konfirmuar se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, du ke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke shtuar kështu se vendi ka nevojë për një qeveri  që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

Por sipas njohësit të çështjeve juridike, Ehat Miftarajt, presidenti Thaçi nuk nuk ka kompetencë  dhe mandat të vendosë, apo për tu imponuar si lojtarë në formimin e qeverisë së re si rezultat i mocionit të mosbesimit.

Miftaraj, në një përgjigje për GazetaBlic, thotë se presidenti ka dy mundësi për të vepruar në pajtim me rrethanat aktuale në vend, pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Sipas Miftarajt, presidenti ka mundësi të shpërndajë Kuvendin e Kosovës, pas mocionit të mosbesimit, por që sipas tij, një opsion i tillë nuk do të ishte vendim i duhur, për shkak të situatës pandemike të vend.

“Presidenti i Republikës së Kosovës  në bazë të Kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit por në të njejtën kohë duhet të  jetë edhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën.  Sidoqoftë, Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë dhe mandat për të vendosur apo për tu imponuar si lojtar në formimin e qeverisë së re si rezultat i mocionit të votëbesimit.   Presidenti, në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së deri tanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës parlamenetare në Kosovë, ka dy mundësi, të shpërndajë Kuvendin si rezultat i mocionit të votëbesimit të Qeverisë, e duke u nisur nga rrethanat aktuale me COVID-19, në këtë situatë nuk është opsioni më i mundëshëm, ose të vazhdoj më procedurat e zgjedhjës së Qeverisë së re, duke marr ë për bazë  Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, duke nënkuptuar se i njejti duhet të ftoj partinë fituese të zgjedhjeve për të propozuar mandarin për Kryeministër”, tha Miftaraj për GazetaBlic.

Kujtojmë se kryeminsitri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti para se të kërkojë emrin për mandatarin e ri nga VV-ja, ai duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve.

“Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz