Lajm i trishtë nga Skenderaj, ndahet nga jeta në moshë të re ish-instruktori i Qendrës së Kompetencës
01

Lexo edheTemperaturat deri në 23 gradë, ky është parashikimi i IHMK-së për sot

Një lajm i trishtë ka prekur familjen, miqtë dhe të njohurit e tij në Skenderaj.
Ka ndërruar jetë papritur Zahit Uka, nga fshati Syriganë i Komunës së Skenderajt, ish-instruktor në shkollën profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, shkruan Drenica Press.
I ndjeri ka ndërruar jetë në Gjermani, ku prej vitesh jetonte dhe punonte.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Drenica Press u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

Lexo edheTemperaturat deri në 23 gradë, ky është parashikimi i IHMK-së për sot