Qeveria vendos sot për ndarjen e mjeteve për urën e dëmtuar në Drenas, ishte dëmtuar në janar!
dp

Lexo edheMusliu: Ja ku isha kur u dënua Cali – në sheshe me qytetarët

Qeveria pritet të vendosë sot për ndarjen e mjeteve për ndërtimin e urës së dëmtuar në komunën e Drenasit, e cila u shemb më 17 janar 2026 si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha.
Ura, e cila lidh banorët e kësaj zone me pjesët tjera të komunës, ishte e pandërtuar edhe më shumë se tetë muaj pas shembjes.
Shembja e urës kishte ndodhur në kohën e fushatës zgjedhore, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve, sipas banorëve, kanë pasuar premtime nga Komuna e Drenasit dhe Ministria e Infrastrukturës.
Më 1 korrik 2026, ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënshkruan memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit Ministria ishte zotuar për financimin e projektit të ndërtimit të urës.

Lexo edheMusliu: Ja ku isha kur u dënua Cali – në sheshe me qytetarët

Vendimi që pritet të merret sot nga Qeveria shihet si një hap i rëndësishëm për zhbllokimin e këtij projekti, ndërsa banorët presin që pas vendimit për ndarjen e mjeteve të pasojnë edhe punët konkrete në terren.