back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeThaçi takohet me ambasadorët e QUNIT-it, së shpejti fillon takimet me liderët...

Thaçi takohet me ambasadorët e QUNIT-it, së shpejti fillon takimet me liderët e partive

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Kosova tashmë ka hyrë një një fazë të re politike, ku aktualisht vendi është duke funksionuar me një qeveri në detyrë, shkruan GazetaBlic.

Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pritet që gjatë kësaj jave të presë në takim partitë parlamentare për tu konsultuar lidhur me krijimin e një qeverie të re.

Para pak ditësh presidenti Thaçi, kishte deklaruar se së bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, kanë biseduar për procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeveri të re.

“Sot kisha një shkëmbim të hapur pikëpamjesh me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Ne u pajtuam që seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar edhe një herë standardin e lartë të demokracisë në shtetin tonë, si dhe respektin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Po ashtu, ne diskutuam edhe për procedurat e mëtejme për formimin e një qeverie të re, të cilat do të bazohen plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur në këtë proces edhe rolin vital të Gjykatës Kushtetuese. Kosova është e bekuar me miqësinë e SHBA-së, e cila vetëm po forcohet në këto kohë të vështira për të dyja vendet”, tha Thaçi.

Por para një takimi me krerët e partive politike, Thaçi sot ka pritur në takim edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-tit.

Këtë për GazetaBlic e kanë konfirmuar edhe nga zyra e presidentit të Kosovës, ku më tutje thonë se presidenti i ka njoftuar ambasadorët që gjatë kësaj jave ai do të zhvillojë takime me liderët e partive parlamentare.

“Presidenti ka pasë një takim me shtetet e QUNT-it, ku thotë se në ditët e ardhshme do të fillojnë takimet”, thonë nga Zyra e Presidentit Thaçi, për GazetaBlic.

Ndërsa sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Vetëvendosje, presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë.

Kurti tutje theksoi se president i vendit duhet të veprojë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe jo ta interpretojë atë.

“Mocioni i mosbesimit i 25 marsit 2020 ishte i llojit destruktiv: synonte rrëzimin e qeverisë. Kaq. Nuk ishte mosbesim konstruktiv me ç’rast Kuvendit do t’i paraqitej njëkohësisht edhe një ofertë e re për qeveri të ardhshme. Vota PËR me 25 mars 2020 ishte asgjë më shumë sesa votë KUNDËR. Si e tillë ajo shkëputi lidhjen pushtet-popull. E vuri qeverinë në pyetje në mënyrën ku populli (dhe jo Kuvendi) jep përgjigje. Kuvendi e rrëzoi qeverinë në Kuvend. Qeveria në detyrë qeveris. Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz