Plagosja në Miradi, policia ende në kërkim të të dyshuarit
dp

Lexo edheHoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë “marrë peng padrejtësisht” nga BE-ja

I dyshuari për plagosjen me armë zjarri që ndodhi të martën në fshatin Miradi të Fushë Kosovës vazhdon të jetë në arrati.
Sipas policisë, viktima, mashkull kosovar, ka marrë trajtim mjekësor në QKUK pasi është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.
“I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edheHoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë “marrë peng padrejtësisht” nga BE-ja
Rasti ka ndodhur më 29 shtator 2026, rreth orës 15:30, ndërsa policia ishte njoftuar nga QKUK-ja për personin e plagosur.
Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit./IndeksOnline/