Kurti vlerëson marrëveshjen për një listë të përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi: Duhet t’i kenë pesë ulëse të garantuara atje
dp

Lexo edheNëntë të akuzuar për kultivimin e mbi 1 toni kanabis në plantacionet e Kliqinës dhe Sferkës

Ai ka thënë se në atë takim, kanë arritur marrëveshje për listën e përbashkët të koalicionit shqiptar për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
“Një hap i rëndësishëm ky i bashimit me synim arritjen e një rezultati që këtë marrëveshje mund ta bëj historike për shqiptarët e Luginës dhe jo vetëm, në përpjekjet kundër diskriminimit dhe përjashtimin sikurse edhe spastrimit etnik administrativ. Bashkimi politik i koalicionit shqiptar, sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Të gjithë e dimë për asimetrinë e të drejtave që është padrejtësi eklatante. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 ulëse nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Republikës, e me këtë çasje shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të duhej t’i kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se përfaqësimi i garantuar është një partim që duhej të vlej si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi me të njëtin respekt për barazinë dhe e të drejtat.

Lexo edheNëntë të akuzuar për kultivimin e mbi 1 toni kanabis në plantacionet e Kliqinës dhe Sferkës
Për këtë nismë, ai ka thënë se është e rëndësishme mbi të cilën duhet ndërtuar me besim të ndërsjelltë dhe me shumë punë e përkushtim. /Lajmi.net/