back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePremtimi i parë i PDK-së

Premtimi i parë i PDK-së

Të ngjajshme

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shpalosur planin e partisë së tij për zvogëlimin e numrit të ministrive në Qeverinë e re të Kosovës.

Hoxhaj, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se Kosovës i duhen institucione efikase që kanë në prioritet jetën e përditshme të qytetarit dhe se PDK nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit.

“Në fazën që po hymë, Kosova ka nevojë për avancim të shpejtë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por para kësaj, i duhen institucione efikase e kredibile që do të kenë prioritet jetën e përditshme të qytetarëve. PDK si parti e qendrës së djathtë nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka thënë se kjo mund të arrihet me grupimin e ministrive sipas profilit, por sidomos sipas prioritetit të vendit.

“Kështu që plani i PDK-së për një qeveri të vogël në legjislaturën e ardhshme është që të miratohet Ligji për Qeverinë dhe kështu ta zvogëlojë në mënyrë drastike numrin e ministrive”, ka përfunduar shkrimin Enver Hoxhaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz