back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePos kryetarit të Skenderajt, Jasharajt duan edhe një post tjetër politikë?

Pos kryetarit të Skenderajt, Jasharajt duan edhe një post tjetër politikë?

Të ngjajshme

Mbi 3 mijë ankesa për një vit, Kusari-Lila paralajmëron platformën për mbrojtjen e konsumatorëve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Pastrohet deponia ilegale në “Muharrem Fejza”, Rama paralajmëron vendosjen e kamerave

Në kuadër të aksioneve për mirëmbajtjen e hapësirave publike...

Djali i Hamzë Jashari, Bekim Jashari, është kandidati i pavarur për vendin e Skenderajti. Përkundër që kandidimi i tij ka qenë i papritur, Jashari kandidimin e tij e konsideron të rëndësishëm si dhe përgjigje ndaj qytetarëve të Skenderajti.

“Konsideroj që kandidimi im për Kryetar të Komunës është vetëm përgjigje e kërkesës së qytetarëve të Skenderajt. Pse vendosa ti përgjigjem qytetarëve të mi, lidhet me dashurinë dhe ndjenjën e borxhit ndaj vendit tim” ka thënë Jashari në një intervistë për “Bota sot”.

Me kandidimin e Bekim Jasharit, në media është përfolur edhe për kandidimin e Murat Jasharit për president të vendit.

I pyetur rreth kësaj, Bekim Jashari ka thënë për “Bota sot” se është fakt që populli i Kosovës ka besim dhe mbështetet në familjen e tyre.

“Çfarë mund të them unë – si anëtar i Familjes Jashari, është fakti se populli i Kosovës ka besim dhe mbështetet në Familjen tonë. Por që nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim – edhe pse besoj në kapacitetin njerëzor, profesional dhe kombëtar të djalit të axhës tim – Muratit” ka treguar Bekim Jashari për “Bota sot”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz