Policia pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë
dp

Lexo edheAbdixhiku njofton për platformën “Hajde folim”: Politika duhet të jetë mes njerëzve, duam të flasim me qytetarët

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, ka pritur të martën një delegacion të nivelit të lartë nga Sllovenia.
Sipas Policisë së Kosovës, delegacioni slloven udhëhiqej nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, dhe përfshinte gjithashtu Suzana Ivanović, Robert Črepinko dhe Robert Urek.
“Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve relevante, si dhe zhvillimin e kapaciteteve policore në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edheAbdixhiku njofton për platformën “Hajde folim”: Politika duhet të jetë mes njerëzve, duam të flasim me qytetarët
Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë takimit është vlerësuar lart bashkëpunimi i deritanishëm me institucionet e Sllovenisë.
“U vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Sllovenisë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftim./Indeksonline/