BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia në Tiranë sekuestron mbi 1 kilogramë kokainë, arreston në flagrancë dy...

Policia në Tiranë sekuestron mbi 1 kilogramë kokainë, arreston në flagrancë dy të dyshuar

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Policia në Tiranë ka sekuestruar mbi 1 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, dhe ka arrestuar dy të dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit siguronin lëndë narkotike kokainë në sasi dhe më pas ia shisnin shtetasve të tjerë, me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut, derisa u arrestuan në flagrancë, I. D., 58 vjeç, i dënuar më parë për krime ndaj jetës dhe K. D., 26 vjeç, familjarë me njëri-tjetrin.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesat e tyre, u gjetën në total 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Sipas njoftimit, ende po vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz