back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmePolicia në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2218 gjoba

Policia në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2218 gjoba

Të ngjajshme

Kërcënim me bombë në Minesota, mbyllen disa shkolla si masë sigurie

Policia bëri të ditur se nuk janë gjetur pako...

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Siç e kemi bërë të ditur Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje.

Policia e Kosovës, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik siç është bërë e ditur ka marrë masa shtesë me krijimin e TASK FORCË-s, përmes së cilës është bërë shtimi i prezencës së njësiteve policore në trafik në të gjitha akset rrugore, për realizimin e planifikimeve policore duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.

Vlen të potencohet se aplikimi i masës zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik, ka shtuar edhe numrin e shqiptimit të gjobave në trafik ku gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2218 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, duke përfshirë edhe për tejkalimin e shpejtësisë e që është njëri prej shkaktarëve kyç të aksidenteve me pasoja fatale.

Kjo TASK-FORCË policore do të vazhdojë me angazhimet e saja në terren deri në arritjen e qëllimit dhe objektivave të saja, e që janë përmirësimi i sigurisë në trafik dhe parandalimi i aksidenteve.

Policia e Kosovës, sikurse edhe më parë vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht  te shoferët e automjeteve, që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz