Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në Ferizaj
dp

Lexo edheGjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë

Policia rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, në kuadër të hetimeve për një rast penal.
Sipas policisë, rasti ka të bëjë me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, që dyshohet se ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:00, në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për identifikimin apo lokalizimin e tij, të kontaktojnë Policinë në numrin 192, stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Lexo edheGjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë
Policia ka bërë të ditur se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.