Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri
dp

Lexo edhe“Sfidon rendin kushtetues” – Fejza kërkon që Prokuroria ta trajtojë deklaratën e Simiqit

Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, të kryesuar nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, u pritën sot nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Në takim u diskutua për organizimin e Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si dhe për rëndësinë e bashkimit qytetar në këto ditë vendimtare.
Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë dhe gatishmërinë për të kontribuar në mbarëvajtjen e marshit, duke përcjellë një mesazh solidariteti, uniteti dhe respekti për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Platforma “Liria Ka Emër” e falënderon Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për pritjen, mbështetjen dhe solidarizimin.

Lexo edhe“Sfidon rendin kushtetues” – Fejza kërkon që Prokuroria ta trajtojë deklaratën e Simiqit
Në ditët kur Kosova po pret, çdo zë mbështetjeje na bashkon edhe më shumë.
Më 12 shtator, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”. Bashkë për lirinë. Bashkë për çlirimtarët.