Hamza: Të gjitha veprimet, PDK-ja do t’i bëjë në favor të 16 shtatorit
dp

Lexo edheFerizaj: Dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia publikon fotografinë e të dyshuarit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk janë respektuar Kushtetuta, rregullorja e punës së kuvendit dhe vendimet e Gjykatës Supreme, raporton Ekonomia Online.
Hamza tha se si pasojë e kësaj situate, sipas tij, është përmbysur rendi kushtetues dhe vendi ka mbetur pa institucione.
“Ne e votojmë nënkryetaren e PDK-së. Vendi duhet të ketë institucione, mbi të gjitha për PDK-në, por unë i bindur jam që edhe për Kosovën, data 16 do të jetë jetike”, deklaroi Hamza.
Ai theksoi se të gjitha veprimet e PDK-së do të jenë të orientuara drejt krijimit të institucioneve dhe zhvillimeve që lidhen me datën 16 shtator, datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së.
“Ne, veprimet tona si PDK, të gjitha që i bëjmë, i bëjmë në favor të datës edhe në lidhje me datën 16”, tha ai.

Lexo edheFerizaj: Dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia publikon fotografinë e të dyshuarit
Duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamza tha se pret një vendim lirues.
“Ne presim me qenë vendim lirues, nuk ka asnjë arsye tjetër. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër për liri dhe luftë e imponuar”, u shpreh kryetari i PDK-së.